Leadership Development Association Albania & Kosovo (LDA) organizon koncert bamirësie për fëmijët jetimë në Tiranë.

Biletat 9 Qershor

Leadership Development Association Albania & Kosovo (LDA) organizon koncert bamirësie për fëmijët jetimë në Tiranë. Në koncert do të performojnë artistë të rinj në këngë dhe instrumenta muzikorë. Të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga koncerti do të dhurohen për fëmijët jetimë në Tiranë.

Objektivi: Ne jemi te vetedijshem per situaten rezidenciale te femijeve qe qendrojne ne qendrat e perkujdesjes shoqerore por edhe atyre qe jetojne ne kushte minimale prane familjeve ne zonat rurale. Organizimi i ketij koncerti muzikor ka per synim tu vije ne ndihme pikerisht kesaj ceshtjeje qe na prek te gjitheve si plage e shoqerise dhe kerkon vemendjen tone . Qellimi eshte solidarizimi me problemet qe hasin femijet jetime dhe ato qe kane nje stad ekonomik minimal nepermjet rehabilitimit dhe ndihmes qe mund te krijohet nga gjenerimi i te ardhurave nepermejt ketij aktiviteti bamiresie.

Veprimtaria: Ky koncert muzikor do te hapet me performancen e bandes muzikore e cila do te interpretoje pjese te ndryshme muzikore gjate zhvillimit te ketij koncerti. Koncerti do te zhvillohet ne ambjentet e Amfiteatrit të Tiranës, pranë Liqenit Artificial Tiranë. Krahas te te ardhurave qe do te mblidhen nga shitja e biletave gjithashtu do te vendosen 3 kuti ne te cilat pjesemarresit mund te kontribojne per tu ardhur ne ndihme ketyre femijeve. Keto do te qendrojne te disponueshme per pjesemarresit pergjate gjithe aktivitetit .
Paraprakisht perpara aktivitetit qe do te mbahet ne daten 9 qershor “Leadership Development Association Albania and Kosovo“ do te vendose ne disa zona te qytetit kuti te posacme ne te cilet personat qe kane deshire ta perfitojne bileten falas dhe nga ana tjeter dhe te ndihmojne ne kuader te permiresimit te kesaj problematike shoqerore sic eshte varferia te kene mundesi te dhurojne me aq sa munden rroba, libra dhe lodra .

Mësohet se koncerti do të sjellë për publikun shqiptar aromën e muzikës klasike më të zgjedhur, me një repertor brilant nga trojet shqiptare dhe ariet më të bukura të muzikës botërore.

Fondet e mbledhura nga biletat dhe dhurimet të destinuara për fëmijët jetimë në Tiranë.

Linku: Share & Care for Orphaned Children’s Tirana

Organizata Femijeve Jetime

Share & Care for Orphaned Children

Eja edhe ti, dhuro dashuri
Argëtim, relaks dhe solidarizim !

Mos mungoni, me 9 Qershor tek Amfiteatri Liqenit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s