LDA Albania is getting bigger, now officially in Ferizaj, Spread the word! #LDAFerizajKosovo #LDAAlbania

17499453_1242312722491227_7934858527702238297_n

After been accepted as Regional President of Leadership Development Association Albania & Kosovo, Mr Lulzim Hasani currently President of LDA Ferizaj wrote about himself (in Albanian):

Jam një person shumë i pasionuar pas çdo pune që e bëj, kam një vullnet shumë të fortë për të vazhduar tutje pavarsishtë sfidave që më përcjellin gjatë tërë jetës, por gjithëherë e ndiej veten time si një person që jam i gatshëm të sakrifikoj shumëçka për shoqërinë dhe rrethin ku jetoj, Me të vërtet si i ri që jam nga Ferizaj, Kosova.

Gjatë tërë jetës deri më tani jam përballur me shumë sfida por i’a kam dal çdo herë ndonjëherë kam sakrifikuar gjërat më të vlefshme. Si person kam pasur arritje të mia por njëra që mundem për ta cilësuar më së miri është se kam arritur si aktivist i shoqërisë civile tek ojq’’Qendra për Edukim, Motivim, Karrierë dhe sukses-Identiteti’’ të e listoj Ferizajn dhe Kosovën në hartën e paqes botërore për aktivtetet rreth festivalit të paqes të njohur si PeaceFeast. Studioj menaxhmentin dhe biznesin pasi që ekonomia është gjëja më e rëndësishme e një vendi. Gjatë tërë jetës kam ëndërruar për të qenë një lider i vërtet dhe të përkushtohem vazhdimisht në këtë fushë, një lider që ka ndikim nga të tjerët.

Gjithëherë më ka pëlqyer të thënurit: Liderët që punojnë më me efektivitet janë ata që kurrë nuk thonë “UNË”. Dhe kjo jo sepse e kanë stërvitur veten të mos thonë “UNË”. Ata nuk mendojnë me “UNË”. Ata mendojnë “NE”. Ata mendojnë “skuadër”. Ata e kuptojnë se puna e tyre është ta bëjnë skuadrën të funksionojë. Ata pranojnë përgjegjësi dhe nuk i shmangen asaj, por “ne”-ja i merr meritat. Kjo gjë krijon besim, dhe ju aftëson që puna të përfundohet. – Peter Drucker.

What about Lulzim Hasani biography. hereinafter at a glance : (Albanian)

Lulzim Hasani është i lindur më 02.04.1996 në Prishtinë. Shkollën fillore e  përfundoi në Sh.M.U “Ganimete Tërbeshi’’ në Ferizaj. Shkollën e mesme e ka përfunduar në shkollën e mesme ekonomike ‘’Faik Konica’’Ferizaj si kontabilist i certifikuar. Aktualisht është student në Kolegjin Universum, vitin e tretë, dega Biznes dhe Menaxhment, poashtu është edhe student në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Fakultetit i Menaxhimit-Menaxhment Industrial, në vitin e dytë. Mesatarja e lartë në studimet e tij e  ka shtyer çdo herë të jetë i motivuar të merret edhe me jetën në shoqerinë kosovare. Ka shërbyer si aktivist tek OJQ ”Qendra për Edukim, Motivim, Karrierë dhe Sukses-Identiteti(QEMKS-ID)’’ në Ferizaj në periudhën shumë vjeçare ku ka përfituar shumë gjëra në jetë. Ai është edhe antar i bordit drejtues të QEMKS-ID. Por duke i përmendur këto, deri më tani  është i certifikuar në 30 (tridhjetë) fusha të ndryshme. Disa prej tyre më të rëndësishme që mundem t’i rendisë janë: “Si te shkruajm një plan biznesi”, Erasmus program në Gjilan, trajnim në “Diplomacinë Digjitale”, “Si të e shkruaj një projekt propozim”, e shumë të tjera.  Ka marrë pjesë edhe në konferenca të ndryshme rajonale dhe vendore, seminare, workshope, shkolla verore, projekte ndërkombëtare etj. Ka punuar si gazetar në “Alzero5” dhe “NewBorn”. Eshte njohës i shkelqyeshëm i gjuhës angleze.

Ai e listoi Ferizajn ne mesin e vendeve më paqësore ne botë. Përveç kësaj të arriture, para shumë vitesh ka marr pjesë në kupën shqiptare në futboll për kadetë ku në kuadër të klubit futbollistik “Ardhmëria” nga Ferizaj e kanë arritur vendin e tretë në Durrës duke e marrë medaljen e bronzit dhe kupën e bronzit, pra  vendin e tretë. Përveç vullnetarizmi, hobi ka  futbollin, muzikën, shkrimin dhe përkushtim të madh ndaj gjërave që më u jepet mundësia për të marr vendime të rëndësishme.

“Pas disa procedurave të kaluara nga LDA Albania  u informova se jam përzgjedhur për të qenë pjesë e një organizate ndërkombëtare në kuadrin e Shqipërisë siç është Leadership Development Association, si president lokal në Ferizaj më dha edhe më shumë vullnet për të vazhduar tutje në hapat më të mëdha të karrierës sime”- shprehet Lulzimi.

Henceforward Lulzim Hasani leads globally on the largest organization in the world!

https://www.facebook.com/LDA.Albania.Kosovo

https://www.facebook.com/lda.ferizaj.3 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s